Imazhi i ri i Landeslease

Ne vitin 2014, Union Bank ka blere 100% te aksioneve te Landeslease duke u bere aksioner i vetem. Marreveshja e shit-blerjes parashikon qe Landeslease do te vazhdoje te operoje me te njejtin emer dhe brand, pa ndryshuar stafin dhe ambjentet e punes. Klientet e Landeslease do te vazhdojne te perdorin te njejtat kanale komunikimi si deri me tani.

 

Landeslease aktualisht zoteron rreth 30% te tregut shqiptar te leasing. Ajo financon cdo vit mbi rreth 350 automjete si dhe nje numer te madh klientesh te ndryshem qe kerkojne financim per automjete, makineri dhe pajisje.