Historiku

 

Landeslease, eshte kompani leasing ose sic quhet ndryshe (qera financiare) e cila operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005. Ajo u krijua si fillim me inisiativen e disa invesitoreve vendas ndersa ne vitin 2008 kompanise iu bashkangjiten dhe investitore te huaj te cilet me investimin e tyre i dhane mundesine e rritjes duke ndihmuar ne menyre te drejtperdrejte biznesin shqiptar. 

Landeslease ne ditet e sotme zoteron rreth 30% te tregut vendas te leasing. Ajo financon cdo vit mbi rreth 350 automjete si dhe nje numer te madh klientesh te ndryshem qe kerkojne financim pajisjesh.

Ajo u krijua si pasoje e kerkesave ne rritje te tregut te brendshem duke ofruar me shume mundesi e lehtesi ne financimin e autoveturave te llojeve e tipeve te ndryshme, kamioneve, autobuzave e makinerive te renda si dhe linjave te prodhimit, pajisjeve mjekesore etj.

Nje nga pikat e forta te kompanise eshte fleksibiliteti dhe shpejtesia qe e karakterizon ne permbushjen e kerkesave te klientit, ketu pa marre parasysh llojin e automjetit apo pajisjes qe kerkohet te financohet. Gjithashtu nuk ka limit financimi bazuar ne vlera.

Periudha e financimit varion deri ne 5 vjet per automjetet ndersa per mjetet e punes kjo periudhe arrin deri ne 7 vjet. 

Klienteve i kerkohet te kryejne nje pjesmarrje ne formen e parapagimit e cila varion nga 20% deri ne 30% te cmimit te blerjes.

Nje nga sherbimet kryesor te Landeslease eshte mundesimi ndaj te gjithe klienteve te mundshem te cilet kane nevoje per financim pa pasur nevoje per kolateral ose garanci shtese duke qene se garanci eshte vete automjeti apo pajisja e financuar.

Te gjithe sherbimet dhe produktet e Landeslease i ofron si kompanive te medha e te vogla ashtu dhe individeve